Pas sulmit me raketa, kryebashkiaku i Lviv bën thirrje për mbrojtje ajrore për Ukrainën

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi bëri thirrje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës pasi një seri raketash ruse goditën një objekt magazinimi të karburantit dhe një zonë të infrastrukturës ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës të shtunën.

"Ne nuk i dimë objektivat e raketave ruse, të cilat u lëshuan nga qyteti i Sevastopolit sot. Dhe shpejt ata do të godasin jo vetëm Lviv, por edhe vende të tjera në vendin tonë. Jemi të gjithë në të njëjtën situatë. Nëse kemi armë me cilësi më të mirë si dhe mbrojtje ajrore, aq më të sigurt do të jenë qytetet dhe qytetarët tanë, duke përfshirë edhe ju," tha Sadovyi në një konferencë për shtyp të shtunën në mbrëmje.

"Sa më shpejt të kemi mbrojtje ajrore në Ukrainë, aq më shpejt do të kemi fitore," shtoi ai.

Sadovyi e përfundoi konferencën duke u kërkuar atyre që dëgjonin të shkojnë në strehimore menjëherë, duke theksuar se nuk dihet se çfarë do të ndodhë.