Me duart në ajër, video me dron kap vrasjen e një civili ukrainas nga rusët
Pamjet me dron kanë treguar vrasjen e një civili ukrainas në autostradën E40 disa kilometra në perëndim të Kievit.
Në veri të autostradës, rusët kanë marrë kontrollin mbi periferi të Kievit. Ata kanë avancuar në rrugë.
Droni filmon një pozicion tanku rus pak metra larg një stacioni karburanti, ndërsa tanku mban një nga shenjat tipike të identifikimit të bardhë të forcave ruse.
Përballë tij është makinë, me sa duket e dëmtuar nga plumbat. Në pyllin pranë tij mund të shihet siluetat e dallueshme të ushtarëve që mbajnë pushkë.
Autorët duket se janë ushtarë rusë, ndërsa makina duket se po shkon drejt qendrës së Kievit.
Presidenti Biden nga Polonia: Putin është një kasap
26 Mars, 17:58
Një person lë makinën e tij me duar lart dhe është qëlluar nga rusët duke u rrëzuar menjëherë pas makinës.
Ushtarët rusë vrapojnë nga pozicionet e tyre drejt vendit të krimit dhe mund të identifikohen si të tillë ushtarë rusë nga brezat e tyre të bardhë, për t’i dalluar nga ushtarët ukrainas.
Ndërkohë, autoritetet ruse kanë këmbëngulur në mënyrë të përsëritur se forcat e tyre po synojnë vetëm lokacione strategjike ushtarake dhe nuk po bëjnë luftë kundër popullatës civile të Ukrainës.

