Shpërthime në Lviv të Ukrainës, zjarr dhe tym i dendur shihet në qytet

Disa shpërthime kanë ndodhur në qyteti ukrainas Lviv, ku një zjarr i madh dhe tym i zi i dendur po ngrihet lart në qiell.

Sipas kryetarit të bashkisë, ky është një sulm ushtarak rus.

Ai shprehet se ka disa tanke aty dhe ato janë të mbushura me naftë.

Zjarrfikësit dhe ekipet e para janë në vendngjarje.

Ndërkohë, banorët e një lagjeje aty pranë janë gjithashtu jashtë duke pritur për më shumë informacion.