Presidenti Biden nga Polonia: Putin është një kasap

Presidenti amerikan Joe Biden e ka përshkruar Vladimir Putinin si kasap, gjatë një takimi me refugjatët ukrainas në Poloni.

Biden e bëri komentin në një ngjarje televizive në stadiumin kombëtar në Varshavë, në një vizitë për të treguar mbështetje për Poloninë mbi pushtimin rus të Ukrainës, gjatë së cilës ai u takua gjithashtu me anëtarë të qeverisë ukrainase.

"Ai është një kasap," tha Biden para se të largohej.

Biden tha gjithashtu se çdo refugjat me të cilin foli i kishte kërkuar që të bënte një lutje për sigurinë e familjarëve tyre në shtëpi në Ukrainë.

Në përgjigje të komenteve të presidentit, një zëdhënës i Kremlinit i cituar nga agjencia ruse e lajmeve TASS tha se komenti i Bidenit ngushton perspektivat e përmirësimit të lidhjeve midis Uashingtonit dhe Moskës.