SHBA po shqyrton sanksionimin e kompanive ruse që bëjnë furnizime për ushtrinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 17:19
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sanksionimin e kompanive ruse që bëjnë furnizime për ushtrinë ruse.
Kështu thonë burime të njohura për CNN, megjithëse një vendim zyrtar nuk është marrë akoma nga qeveria amerikane.
Pas takimit me zyrtarë të lartë amerikanë në Varshavë të shtunën, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ata besonin se zyrtarët në administratën e presidentit amerikan Joe Biden ishin "të etur për të vazhduar me sanksione të mëtejshme”.

