Vrasja e 20-vjeçarit maqedonas në vitin 1999, autoritetet zvicerane rihapin çështjen

Më 3 nëntor 1999, në Schlieren, u plagos për vdekje nga të shtënat me armë zjarri në atë kohë një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Në bazë të njohurive të reja, Policia e Kantonit të Zyrihut ka rifilluar hetimet dhe ka caktuar një shpërblim.

Ngjarja ndodhi më 3 nëntor 1999 një person i panjohur në Schlieren qëlloi në drejtim të një 20-vjeçari dhe të shoqëruesit të tij 22-vjeçar.

Nga të shtënat personi 20 -vjeçar u vra, ndërsa shoqëruesi i tij u plagos. Viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Kantonin e Solothurnit.

Si i dyshimtë u identifikua një person 18-vjeçar, shtetas i shqiptar. Për këtë shkak ai u burgos në Itali në vitin 2000 dhe u ekstradua në Zvicër në 2002.

Në mungesë të provave të mjaftueshme, procesi ndaj tij u pezullua më 2003.

Hetimet e deritashme nxorën në pah se janë bërë vepra të ndryshme penale nga persona të rrethit të ngushtë të të dyshuarit dhe të viktimës.

Ekziston dyshimi se personat e përfshirë dhe të marrë në pyetje janë kufizuar në dhënien e informatave mbi vrasësin dhe motivin e tij me qëllim që të mos e ngarkojnë veten e tyre.

Policia e Kantonit të Zyrihut ka rifilluar sërish hetimet për këtë rast dhe për informacione gjyqësore ka caktuar shpërblimin prej 10 000 frangash zvicerane.