Bie nga kulla ndërsa po luante, humb jetën 14-vjeçari

Një djalë në moshën 14-vjeçare, ka humbur jetën pasi ra nga një prej lojrave në ICON Park në Orlando, Florida.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në në ICON Park, ku djali ka rënë nga Orlando FreeFall, kulla më e lartë në botë.

I mituri u transportua në një spital, ku për fat të keq humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Djali, i identifikuar nga autoritetet si Tire Sampson, ishte duke vizituar Orlandon me familjen e një miku të tij.

Vdekja besohet të jetë aksidentale, ndërsa autoritetet po merren me hetimet e ngjarjes.