Vdekja e Madeleine Albright, Kosova shpall ditë zie të premten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 13:48
Kosova do të shpallë të premten, 25 marsin ditë zie për vdekjen e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentari Glauk Konjufca në seancën e sotme.
“Para pak minutash presidentja sapo e shpalli dite zie ditën e nesërme”, ka thënë Konjufca.
Madeleine Albright ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 84 vjeçe.
