Zyrtarët ukrainas: 300 civilë humbën jetën nga bombardimi i teatrit në Mariupol

Një teatër u bombardua javën e kaluar në qytetin jugor të Mariupolit në Ukrainë.

Për shkak të rrënojave nga granatimet ishte i pamundur verifikimi i personave të vdekur.

Zyrtarët ukrainas në një përditësim të fundit, thonë se rreth 300 njerëz mund të kenë humbur jetën.

Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi është kryer nga Rusia edhe pse Rusia mohon të ketë sulmuar teatrin, megjithëse sulmet e saj ndaj ndërtesave të panumërta të banimit dhe objekteve të tjera joushtarake janë dokumentuar në të gjithë vendin.

“Nga dëshmitarët okularë, po dalin informacione se rreth 300 njerëz vdiqën në Teatrin e Dramës së Mariupolit pas goditjeve nga një avion rus”, shkroi bashkia e Mariupolit në Telegram.

Komunikimi me qytetin e Mariupol  është tepër i vështirë dhe verifikimi i informacionit në mënyrë të pavarur nga BBC është i vështirë.

Më shumë se një javë pas sulmit, mbetet e paqartë se sa njerëz ndodheshin në teatër në kohën e sulmit.

Vlerësimet nga këshilli i qytetit, civilët e intervistuar nga BBC dhe grupi i fushatës Human Rights Watch sugjerojnë se rreth 500 -1000 persona ishin strehuar në ndërtesë disa ditë para sulmit.

Zyrtarët ukrainas: 300 civilë humbën jetën nga bombardimi i