Rusia godet qendrën mjekësore në Kharkiv, 4 të vdekur

Katër civilë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi sulmet ruse goditën një qendër mjekësore në Kharkiv, thotë policia lokale.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës pranë kufirit rus në lindje.

"Sot në mëngjes pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketa, 7 civilë u plagosën dhe 5 vdiqën", tha policia.

Raketat shigjetuan një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit, thanë ata.

BBC nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Forcat ruse janë përpjekur pa sukses të rrethojnë Kharkivin, ndërsa analistët pretendojnë se i mungon muncioni.

Quentin Sommerville i BBC-së thotë se rezistenca e Ukrainës në qytet ka frustruar rusët , të cilët janë kthyer në sulme artilerie, duke shkatërruar lagje të tëra.