BE arrin marrëveshje për gaz me SHBA-në për të reduktuar varësinë nga Rusia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë arritur sot një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse.
Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA-ja në BE, deri në fund të vitit.
Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
Kjo gjë nënkupton rritje të importeve dhe gjenerim më të madh të energjisë së ripërshtrishme.
Ata kanë njoftuar ngritjen e një task force.
Gjithashtu paneli, I përbërë nga përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Komisionit Europian synojnë që të gjejnë furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror rus.
Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që SHBA të dërgojë 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror, deri në fund të vitit tha Shtëpoia e Bardhë.