Pamje të rënda! Mësuesi dhunon nxënësit, i qëllon një për një në kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 09:42
Pamje të rënda vijnë nga një shkollë në Turqi. Në rrjetet sociale është postuar një video e cila tregon fëmijët e ulur rreth një tavoline që i nënshtrohen dhunës.
Një mësues është filmuar teksa dhunon dhe qëllon me shuplakë në kokë grupin e nxënësve që kishte.
Në video shihet mësuesi teksa kalon pas secilit fëmijë dhe e godet fort në kokë.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit përmes një deklarate ka njoftuar se mësuesi në fjalë është arrestuar.
Esenler’de bir cemaate ait olduğu iddia edilen öğrenci yurdunda çocuklara şiddet uygulandı: pic.twitter.com/elfJjD8vaw
— İstanbulPost (@istpost) March 24, 2022
