Vetëvaret në qelinë e burgut polaku që vrau dhe 'çimentoi' djalin 7-vjeçar të partneres

I ka dhënë fund jetës polaku 33-vjeçar, i cili rrëfeu se ka vrarë Andrean 7-vjeçar (djalin e partneres së tij) në Kypseli, ndërsa trupin e tij e fshehu për pesë vjet në kutinë e veglave të tij.

Ai u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e Korfuzit, ndërsa pranë tij u gjet një çarçaf. Polaku nuk la asnjë shënim që shpjegonte arsyet.

Me 15 shkurt, zbulimi i policisë greke do të trondiste opinionin.

33-vjeçari sëbashku me partneren e tij 29-vjeçare, nëna e vogëlushit, u vunë nën akuzë për vrasjen e djalit 7-vjeçar.

Histori fillon 5 vite më parë kur djali 7-vjeçar u zhduk.

Kur fëmija u zhduk, nëna e tij pretendoi se 7-vjeçarin e kushte pasur babai, ish-bashkëshorti i saj në Poloni.

Por policia e cila nuk u bind, vijoi me hetimin e rastit dhe zbuloi se fëmija ishte varrosur në një kuti veglash në verandën e shtëpisë në rrugën Astypaleas në Kypseli.

Të dy u arrestuan dhe pranuan krimin.

Vetëvaret në qelinë e burgut polaku që vrau dhe