Parlamenti ukrainas: Mbi 4,300 shtëpi të shkatërruara e 121 fëmijë të vrarë nga pushtimit rus

Gjithsej 4,379 shtëpi janë shkatërruar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha parlamenti i Ukrainës.

Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram, shtoi se 6.5 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre.

Parlamenti tha gjithashtu se mijëra njerëz janë vrarë, duke përfshirë 121 fëmijë.

Në vlerësimin e saj të fundit, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.