Ju flet Moska: Enigma ruse - Diktatorët mbi 60 vjeç nuk kanë nisur kurrë luftëra fatale

Enigma ruse - Diktatorët mbi 60 vjeç nuk kanë nisur kurrë luftëra fatale ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Vendet evropiane pak ditë para pushtimit rus të Ukrainës e kishin paralajmëruar presidentin Putin se nëse ndodh një gjë e tillë, do të kishte sanksione të mëdha.

U paralajmërua edhe ndihmë ushtarake për Ukrainën nga vendet perëndimore. Kishte të gjitha shenjat zbulimi rus se perëndimi do ta ndihmonte Ukrainën për ta vështirësuar pushtimin.

Hitleri ka qenë 50 vjeç kur sulmoi Poloninë dhe kur sulmoi Rusisë dhe i shpalli luftë SHBA-ve ishte 52 vjeç. Ai kishte një ngut sepse thoshte se në këtë moshë mund të kishte një energji fizike për të zotëruar luftën.

Musoloni hyri në luftën botërore kur ishte 57-58 vjeç. Edhe Vilhelmi II e nisi Luftën e Parë Botërore kur ishte 55 vjeç. Mao Ce Dung hyri në luftë me SHBA-në në moshën 57 vjeç. Për këta që përmendja këto lufta rezultuan fatale, përpos Mao Ce Dungut.

Në faqen zyrtare të ministrisë së Rusisë shfaqen fotot dhe një ndër to është një raketë bërthamore ndërkontinentale. Aty shkruhet një fjali: Pas nesh heshtje!

Kjo është parulla e forcave bërthamore ruse, që janë raketa strategjike ndërkontinetale. Rusia ka 530 vende lëshimi të këtyre raketave dhe 2100 koka bërthamore të gatshme. Këta do ta marrin kontrollin e vendit dhe do të rrëzojnë Putinin në paradën e 9 majit.