Deri në 15,000 rusë kanë vdekur, thotë NATO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 07:42
Rreth 15,000 trupa ruse kanë vdekur pas pushtimi të Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për AP News të mërkurën.
Rusia nuk ka dhënë një numër zyrtar të vdekjeve që nga 2 marsi, kur tha se 500 nga trupat e saj kishin vdekur.
Rusia humbi rreth 15,000 trupa në okupimin e saj 10-vjeçar të Afganistanit.
Ukraina ka qenë gjithashtu e paqartë për të vdekurit e saj, ndërsa Presidenti i Ukrainës tha rreth dy javë më parë se 1,300 trupa ukrainase kishin vdekur.
