Vijon ‘persekutimi’ i konservatorëve, Gjykata e Lartë e Brazilit bllokon rrjetin social Telegram

Gjykata e Lartë e Brazilit ka pezulluar funksionimin e medies sociale Telegram për shkak të dezinformatave. Platforma ruse përdoret gjerësisht në vend dhe është rrjeti kryesor që përdor presidenti Bolsonaro dhe konservatorët e tjerë pas censurimit nga Twitter e Facebook.

Gjykata e Lartë e Brazili ka urdhëruar pezullimin e rrjetit social rus Telegram për shkak të dezinformatave.

Gjykata ndaloi Telegramin, një platformë tepër e përdorur nga presidenti Jair Bolsonaro dhe konservatorë të tjerë.

Supremja e akuzoi Telegramin për mosrespektim të ligjit brazilian dhe dështim të vazhdueshëm në përputhje me vendimet e gjykatës.

Presidenti Jair Bolsonaro në një reagim në rrjetin e tij social Twitter tha se Telegram është një platformë me interes kombëtar dhe u bëri thirrje brazilianëve ta ndiqnin në llogarinë e tij.

Bolsonaro: "Telegrami sjell shumë veprime me interes kombëtar çdo ditë, të cilat për fat të keq janë lënë jashtë nga shumë persona, mirë se vini dhe ndani të vërtetën."

Njësoj si ish-presidenti amerikan, Donald Trump edhe Bolsonaro është censuruar nga gjigantët e rrjeteve sociale Twitter dhe Facebook e për këtë arsye kreu i shtetit brazilian u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që ta ndjekin në Telegram.

Telegram është mjaft popullor në Brazil dhe është i shkarkuar në 53% të celularëve inteligjentë në vend.

Telegrami i cili është i prodhuar në Rusi është në krye të listës së aplikacioneve të shkarkuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Twitter dhe Facebook censuruan ish-presidentin Trump.