Shembet galeria në Tropojë, humbin jetën dy minatorë në minierën e kromit
Dy minatorë kanë humbur jetën në një galeri në minierën e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës.
Policia lokale thotë se shembja e galerisë ka ndodhur rreth orës 11: 55 minuta ku për pasojë ka humbur jetën Adil Dautaj, 41 vjeç, banues në Tropojë dhe shtetasi Afrim Zhutaj, 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.
Në fillim u nxorr Dautaj dhe pak orë më pas është nxjerrë edhe Zhutaj.
"Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se:
Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë."- njofton policia e Tropojes.
Miniera ndodhet në fshatin Lajthizë, Njesia administrative Bytyq, Tropoje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
