Borës apo Trixës? Donald Veshaj paralajmëron këngën e re: Jam idiot, ama jam idioti jot...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 22:28
Donald Veshaj është rikthyer me projekte të reja. Nëse të gjithë ishin duke pritur një emision, Donaldi ka zgjedhur një këngë dhe ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet nesër në orën 18:00.
“Ok, unë duhet të bëja diçka, me shumë dashuri nesër ora 18:00 premierë në youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të transmetuar nga videoklipi.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është teksti i kësaj fraze të këngës, pasi Donaldi thotë: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”.
Nuk dihet se për kë e ka Veshaj, po disa nga ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se bëhet fjalë për Borën, ndërsa të tjerë për Beatrixën.
View this post on Instagram
