Biden paralajmëron Kinën për pasojat nëse i jep mbështetje Rusisë

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me telefonatën dy-orëshe mes presidentit amerikan Joe Biden me homologun e tij kinez Xi Jinping

Sipas BBC, Biden e ka paralajmëruar për pasoja Kinën nëse do i ofrojë mbështetje materiale Rusisë, e cila prej 24 shkurtit ka sulmuar Ukrainën.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme kineze thotë se Xi e bëri të qartë gjatë takimit se "si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy ekonomitë kryesore të botës,  jo vetëm që duhet t'i drejtojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA përpara në rrugën e duhur, por gjithashtu mbajmë mbi supe pjesën tonë të përgjegjësive ndërkombëtare dhe punojmë për paqen dhe qetësinë botërore”.