Rritja e çmimeve, Koti: Taksa e qarkullimit të hiqet për të vënë në lëvizje ekonominë
Deputetja e PD Serina Koti, shprehet se taksa e qarkullimit në vendin tonë duhet të hiqet në mënyrë që të vihet në lëvizje ekonomia.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, Koti tha se në këto momente qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për të stimuluar konsumin apo prodhimin.
Serina Koti: Taksa e qarkullimit duhet të hiqet për të vënë në lëvizje ekonominë. Nëse nuk do kemi lëvizje, apo qarkullim të mjeteve apo ekonomisë dhe të bizneseve patjetër që do kemi një rënie të prodhimit dhe të kosnumit. Në këto momente krize ekonomike duhet patjetër që qeveria të marrë masa për ta stimuluar konsumin apo prodhimin. Nuk mundet që ne të bëjmë hapa mbrapa për ta reduktuar. Të reduktosh shpenzimet në një kohë kur gjithçka po reduktohet në konsumin qoftë të konsumatorit dhe të biznesit, do të thotë që ekonomia do të tkurret akoma më shumë.
Ndër të tjera ajo shprehet se duhet të hiqet dhe taksa e karbonit.
Përgatiti Anila Kolgjini
