Agjencia Evropiane e Hapësirës pezullon misionin “Mars” me Rusinë
Agjencia Evropiane e Hapësirës njoftoi të enjten se ka pezulluar misionin ruso-evropian Mars për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne shprehim keqardhjen e thellë për viktimat njerëzore dhe pasojat tragjike të agresionit ndaj Ukrainës. Duke njohur ndikimin në eksplorimin shkencor të hapësirës, ESA është plotësisht në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga shtetet e saj anëtare," tha ESA në një deklaratë.
Gjatë takimit të tij në Paris, këshilli qeverisës i ESA pranoi pamundësinë aktuale të kryerjes së bashkëpunimit të vazhdueshëm me (agjencinë hapësinore të Rusisë) Roscosmos në misionin e roverit ExoMars me një nisje në vitin 2022.
Këshilli mandatoi Drejtorin e Përgjithshëm të ESA që të ndërmarrë hapat e duhur për të pezulluar aktivitetet e bashkëpunimit në përputhje me rrethanat.
Pavarësisht pezullimit të misionit në Mars, ESA tha se programi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor vazhdon të funksionojë nominalisht.
“Qëllimi kryesor është të vazhdojë operacionet e sigurta të ISS, duke përfshirë ruajtjen e sigurisë së ekuipazhit."

