Sulmet ruse në Ukrainë, humbin jetën 21 persona dhe plagosen 25 të tjerë në qytetin Merefa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2022, 16:53
Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve nga forcat ruse në qytetin Merefa, rreth 25 kilometra në jugperëndim të Kharkiv.
Sipas CNN, sulmi ndodhi në orën 3:30 të mëngjesit dhe shkatërroi një shkollë.
Dhjetë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Kharkiv , qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga bombardimet e forcave ruse që prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt.
