Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë se nuk do të anëtarësohet në NATO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 19:27
Volodymyr Zelensky ka sugjeruar se vendi duhet të pranojë se nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.
Duke folur në një video-konferencë me zyrtarë ushtarakë më herët sot, presidenti ukrainas tha:
"Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë. Ne jemi njerëz adekuatë."
“Ne kemi dëgjuar prej vitesh që dyert ishin të hapura, por kemi dëgjuar edhe që nuk mund të bashkoheshim, është një e vërtetë dhe duhet njohur.”
“Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten te vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”.
Para pushtimit, Vladimir Putin kishte kërkuar që Ukrainës t'i ndalohej të bashkohej ndonjëherë me NATO-n, pasi ishte një nga "garancat e sigurisë" po kërkonte Moska.

