Hapet shkolla e parë shqipe në Teksas, Dua Lipa tregon si arriti të mos harronte gjuhën e rrënjët
Teksasi do të ketë një shkollë ku do të mësohet shqip. Në ceremoninë e inaugurimit të saj një ditë më parë ishte dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.
Gjatë fjalimit të saj në ceremoni, ajo tha se ky moment i rëndësishëm e kthen pas në fëmijëri.
“Ju faleminderit shumë që më keni parë sot këtu dhe për të festuar me ju hapjen e kësaj shkolle. Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtuan fëmijërinë time kur erdha nga Prishtina në Londër”, tha Lipa.
???? | @DUALIPA attending the opening of the first Albanian Language School in Texas today! pic.twitter.com/de2lEOCFGC
— Dua Lipa Hungary (@dlipahungary) March 13, 2022
Ajo kujtoi edhe kohën kur gjatë shkollës fliste gjuhën angleze, ndërkaq në shtëpi që të mos harronte rrënjët e saj, fliste në gjuhën shqipe me prindërit.
“Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën”, përfundoi fjalimin e saj.
???? | @DUALIPA giving a speech at today's opening of the first Albanian Language School in Texas today! #1 pic.twitter.com/V3dbfjV0W8
— Dua Lipa Hungary (@dlipahungary) March 13, 2022