Takimi në Antalia/ Ministri i Jashtëm i Rusisë përballë ministrit të Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës janë ulur ballë për ballë në takimin e parë të nivelit të lartë midis dy palëve që kur Moska pushtoi ish-fqinjin e  saj sovjetik muajin e kaluar. Në tryezën e takimit që po mbahet në Antalia është dhe ministri i Jashtëm turk.

Zyrtarët nga Kievi dhe Moska kanë mbajtur disa raunde diskutimesh, por takimi i së enjtes në qytetin jugor të Antalias përfaqëson herën e parë që Rusia dërgon një ministër për diskutime mbi krizën.

Takimi në Antalia/ Ministri i Jashtëm i Rusisë përballëTakimi në Antalia/ Ministri i Jashtëm i Rusisë përballëTakimi në Antalia/ Ministri i Jashtëm i Rusisë përballë