Rusia ka zhvendosur një tren ushtarak të blinduar në Ukrainë nga Krimea

Një tren ushtarak rus i blinduar i gjatë me nëntë njësi është zhvendosur në rajonin Kherson të Ukrainës nga Krimea, sipas një video të postuar në mediat sociale.

CNN ka gjetur vendndodhjen dhe ka verifikuar vërtetësinë e videos. Ajo u postua për herë të parë në internet nga gazetari ukrainas Yuriy Butusov të hënën.

Një dëshmitar okular ka filmuar trenin teksa po kalonte përmes Novooleksiivka, Ukrainë.

Qyteti i vogël Novooleksiivka është afërsisht 32 km në verilindje nga Krimea e aneksuar nga Rusia dhe 55 milje në jugperëndim të Melitopol, Ukrainë, i cili aktualisht është nën pushtimin ushtarak rus.

Videoja tregon se treni – ka shkronjën "Z" të pikturuar në disa nga makinat – dhe ka të paktën dy makina gjuajtëse.

Në video, një grua dëgjohet duke bërtitur fyerje ndaj trupave ruse, përveç "Lavdi Ukrainës".

Përpara pushtimit, Rusia përdori kompaninë e saj shtetërore hekurudhore për të transportuar dhe pozicionuar shumë nga trupat e saj në kufirin ukrainas si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi.