Polonia i vendos të gjithë avionët e saj MIG-29 'në dispozicion' të SHBA-së me një kusht
Polonia thotë se është gati të zhvendosë, "menjëherë dhe pa pagesë", të gjithë avionët e saj MIG-29 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani dhe t'i vendosë ato "në dispozicion" të qeverisë amerikane.
Në këmbim, Polonia u kërkon Shteteve të Bashkuara t'u ofrojnë atyre "avionë të përdorur me aftësi operacionale përkatëse" dhe shton se "është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së avionëve".
Qeveria polake u kërkon gjithashtu aleatëve të tjerë të NATO-s, të cilët disponojnë avionë MIG-29, të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
SHBA konfirmoi gjatë fundjavës se po punon për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë.
Raportohet se kjo përfshin dorëzimin nga Polonia të avionëve MIG-29 në këmbim që SHBA t'i sigurojë asaj avionë të tjerë luftarakë.
