Video/ Zelensky zbulon se ku fshihet në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi mbrëmjen e 7 marsit, një videomesazh nga zyra e tij në Kiev.

Prej 12 ditësh Zelensky vijon të qëndrojë në Kiev pavarësisht kërcënimeve për jetën por dhe bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse.

Nëpërmjet videomesazhit, Zelensky ka treguar edhe vendin ku po qëndron.

"Unë qëndroj në Kiev. Në rrugën Bankova. Nuk po fshihem. Dhe nuk kam frikë nga askush", thotë Zelensky.

Ai shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në Kiev dhe tha se "ushtria ukrainase mban pozicionet e saj".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)