Lufta në Ukrainë, qytetarët në Odessa mësojnë se si të përdorin armët (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 22:40
Trajnimi i qytetarëve ukrainas në Odessa është intensiv, pasi ata mësojnë se si të përdorin armë në përpjekje për të mbrojtur qytetin e tyre nga kërcënimi rus.
Në një vend sekret në Odessa, qytetarët po mësohen se si të përdorin armët. Trajnimi bëhet nga persona që kanë shërbyer në ushtri.
Ata janë të ndarë në grupe dhe i nënshtrohen rreth 6 orë trajnimi për të qenë në gjendje t'i japin kujdes mjekësor në çdo moment fqinjëve të tyre apo qoftë edhe vetes nëse lëndohen, por kryesisht të kenë mundësi të përdorin armë.
Mes tyre ka shumë të rinj që po mësojnë se si të godasin për t'u mbrojtur nga sulmet e mundshme, por edhe për të mbrojtur atdheun e tyre.
