Ministri i Jashtëm ukrainas të enjten takim me homologun rus

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba ka konfirmuar se planifikon të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov të enjten, më 10 mars.

Kuleba tha në televizionin ukrainas ditën e sotme se nëse Lavrov ishte gati për një bisedë serioze thelbësore, atëherë ai ishte gjithashtu gati. 

Kuleba tha se nëse do ishte e nevojshme do të fliste me këdo, në mënyrë që të vendoset paqja.

Ukraina ndodhet nën sulmin rus që prej 12 ditësh.