"Nuk kam frikë nga askush. Do qëndroj sa të fitoj luftën" Zelensky videomesazh nga zyra në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar një video ku thotë thotë se po qëndron në zyrën e tij në Kiev dhe nuk ka frikë nga askush.

“Nuk po fshihem dhe nuk kam frikë nga askush. Do të qëndroj për aq kohë sa duhet të fitoj këtë luftë”.

Zelensky me video tregon dhe si duket nata në Kiev si provë se ajo video është bërë pikërisht mbrëmjen e 7 marsit, në ditën e 12 të pushtimit rus.

 

Megjithëse presidenti ukrainas ka deklaruar se është objektivi kryesor i vrasjes nga Putin, ai i ka siguruar vazhdimisht ukrainasit dhe pjesën tjetër të botës se do të qëndrojë në kryeqytet.

Kjo video pason atë në të cilën Zelensky u shfaq jashtë, i rrethuar nga ndihmësit e tij të lartë, menjëherë pas fillimit të pushtimit.

“Trupat tona janë këtu, qytetarët janë këtu”, tha Zelensky në atë video, duke shtuar: “Të gjithë ne jemi këtu për të mbrojtur pavarësinë e vendit tonë. Dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Lavdi mbrojtësve tanë, lavdi Ukrainës, lavdi heronjve.”