Lituania: “Ne nuk mund ta paguajmë naftën me gjakun e Ukrainës”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 13:16
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis ka bërë thirrje për embargo ndaj shitjeve ruse të energjisë.
"Burimet e energjisë që ne importojmë paguajnë për operacionet ushtarake ruse", tha Landsbergis në një takim të përbashkët me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Vilnius.
"Ne nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e Ukrainës."
Kryeministri italian Mario Draghi po zhvillon një takim me shefen e BE-së Ursula Von der Leyen në Bruksel për të diskutuar varësinë aktuale të Italisë nga energjia ruse dhe çfarë mund të bëhet për të diversifikuar furnizimin aktual me energji të Italisë.
Italia dhe Gjermani janë ndër vendet evropiane që do të ndikoheshin më shumë nga kufizimet e importit të naftës ruse, shkruan BBC.
