Padia e Ukrainës për krime lufte dhe gjenocid, Rusia refuzon të paraqitet në seancën dëgjimore në Hagë

Rusia ka refuzuar të marrë pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara në një përpjekje ligjore të Kievit për të ndalur pushtimin shkatërrues të Ukrainës nga Moska.

Një numër vendesh të rezervuara për avokatët rusë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë ishin bosh të hënën në mëngjes, 7 mars kur filloi seanca.

Presidentja e Gjykatës, gjyqtarja amerikane Joan E Donoghue, tha se ambasadori rus në Holandë i informoi  gjyqtarët se "qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në procedura."

Seanca u zhvillua pa delegacionin rus, shrkuan the Guardian. 

Më 27 shkurt Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë, lajm të cilin e dha presidenti Volodymyr Zelenskiy.