Agjencia Italiane e Barnave: Koronavirusi doli aksidentalisht nga laboratori kinez në Wuhan

Agjencia Italiane e Barnave ka përforcuar dyshimet se koronavirusi mund të ketë dalë nga laboratori kinez i Wuhan-it. Presidenti i Aifa-s, Giorgio Palù, ka publikuar disa të dhëna të reja që mbështesin këtë teori, por duke theksuar se qëllimi nuk ka qenë keqdashës.

Agjencia Italiane e Barnave ka përforcuar dyshimet se koronavirusi mund të ketë dalë nga laboratori kinez i Wuhan-it. Presidenti i Aifa-s, Giorgio Palù, ka publikuar disa të dhëna të reja që mbështesin këtë teori, por duke theksuar se qëllimi nuk ka qenë keqdashës.

"Përhapja nga kafsha tek njeriu mund të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, nga një virus lakuriq nate i përshtatur eksperimentalisht duke u rritur in vitro", thotë presidenti i Aifa, Giorgio Palù.

Sipas ekspertit "mund të hedhim hipotezën për një manipulim të kryer vetëm për qëllime kërkimore, sigurisht jo me qëllime keqdashëse. Nuk do të ishte hera e parë që një virus përhapet gabimisht nga një laborator i sigurisë së lartë".

Në një intervistë me “Corriere della Sera”, Palù thekson "një fakt që në çdo rast do të konfirmohet nga verifikimet e mëtejshme nga studiues të tjerë".

Lloji prototip i Wuhan, "ai që filloi të shfaqej në Kinë me forma të rënda të pneumonisë, dhe të gjitha variantet që rezultojnë, kanë një karakteristikë shumë të veçantë".

Bëhet fjalë për “sekuencën e pamundur”.

Një sekuencë prej 19 shkronjash që i përket një gjeni njerëzor dhe që mungon në të gjitha gjenomet e viruseve njerëzore, shtazore, bakteriale duket e futur në gjenin që prodhon proteinën Spike (ajo që virusi përdor për t'u bashkuar me qelizën që infekton).  Probabiliteti që kjo të jetë një e rastësishme "është rreth një në një trilion. 

Një sekuencë thelbësore sepse i jep virusit aftësinë të shkrihet me qelizat njerëzore dhe të shkaktojë sëmundje."

Pas përhapjes së pandemisë, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Kina, që kreu një hetim për origjinën e virusit,  doli në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme që koronavirusi i ri (COVID-19) ishte përhapur në Wuhan para dhjetorit 2019.

Udhëheqësi i ekipit kinez prej 17 anëtarësh të OBSH-së, Dr. Liang Wannian, tha se,"zbulimi i sekuencës virale të koronavirusit sugjeron që virusi ka origjinën nga transmetimi zoonotik, por pritësi ende nuk është identifikuar".