Japonia në bisedime me SHBA-në dhe Evropën për ndalimin e importeve të naftës ruse
Japonia, e cila mbështetet te Rusia si furnizuesi i saj i pesë më i madh i naftës së papërpunuar, është në diskutime me SHBA dhe vendet evropiane rreth ndalimin të mundshëm të importeve të naftës ruse, raportoi Kyodo News.
Raporti vjen pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha të dielën, 6 mars se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë po diskutonin mundësinë.
I pyetur për një embargo të mundshme ndaj importeve të naftës ruse, shefi i kabinetit japonez Hirokazu Matsuno nuk pranoi të komentojë mbi komunikimin e vendit me Shtetet e Bashkuara. Rusia përbënte 3.63 për qind të importeve të naftës së papërpunuar të Japonisë vitin e kaluar.
Ndërsa sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e Japonisë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të gazit natyror të lëngshëm (LNG), ato mund të ndikojnë indirekt në projektet e lidhura me energjinë, tha Ministri i Industrisë Koichi Hagiuda, shkruan al Jazeera.
