Markat luksoze ndëshkojnë Moskën, kompanitë pezullojnë aktivitetin e dyqaneve në Rusi
Ndërkohë që luftimet në Ukrainë vazhdojnë të shënojnë viktima dhe humbje të mëdha, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndëshkuese ndaj Moskës, se fundmi dhe markat prestigjoze kanë ndërprerë aktivitetin e tyre në pikat që kanë në Rusi.
Market e njohura luksoze si Gucci, Louis Vuitton, Chanel dhe Cartier kanë mbyllur dyqanet e tyrë në Rusi për shkak të luftimeve në Ukrainë.
Ato njoftuan të premten se ky vendim lidhet me çështjet e sigurisë për stafet, teksa konflikti mes palëve ka avancuar.
Grupi i veshjeve ndërkombëtare luksoze me bazë në Francë, Kering Group, tha se do të mbyllte përkohësisht butikët deri sa situata në Evropë të neutralizohet. Të njëjtën gjë bëri dhe kompania më e madhe e luksit në botë për nga shitjet, LVMH, që ka në përbërje të 75 marka , si Christian Dior, Louis Vuitton dhe Mowt.
Po ashtu Hermès dhe prodhuesi i çantave Birkin, njoftuan përmes rrjeteve sociale për ndalimin e aktivitetit të shitjeve dhe blerjeve në dyqanet e tyre në Rusi, pasi ndihen të shqetësuar dhe të pasigurt. Një reagim i tillë në Linkedin është verejtur dhe nga marka Chanel dhe Cartier.
Pak ditë më parë, market prestigjoze denoncuan luftën dhe dhuruan fonde për t i ardhur në ndihmë Ukrainës.".
Në vazhdën e pushtimit rus, Bashkimi Evropian dhe vende të tjerë vednosën një sërë sanksionesh të rënda ekonomike ndaj Moskës, duke përfshirë ndalimin e bankave të saj nga sistemi global i pagesave SWIFT dhe mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë. Disa marka ndërkombëtare si Apple, IKEA, H&M dhe Airbnb kanë pezulluar gjithashtu operacionet e tyre në Rusi për shkak të konfliktit.

