Zelensky: Rusët po shkojnë drejt rrethimit të centralit të tretë bërthamor
Presidenti i Ukrainës Zelensky i tha senatorëve amerikanë gjatë një telefonate se forcat ruse kanë marrë nën kontroll dy termocentrale bërthamore ukrainase dhe po avancojnë drejt një të treti.
Zelensky tha se centrali i tretë aktualisht nën kërcënim është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk, i vendosur 120 kilometra (75 milje) në veri të Mykolaiv, një nga disa qytete që rusët po përpiqeshin të mbanin të rrethuar të shtunën, shkruan Al Jazeera.
Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për ndihmë në krijimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë gjatë një telefonate në Zoom me ligjvënësit amerikanë.
Zelensky u kërkoi senatorëve amerikanë sanksione më të mëdha ndaj Rusisë, duke përfshirë energjinë, dhe më shumë ndihmë ushtarake drejtuar për Ukrainën. Ai falënderoi SHBA-në për mbështetjen që ka dhënë deri më tani, por mesazhi i tij i përgjithshëm ishte se vendi i tij ka nevojë për më shumë ndihmë.
