Hoxhaj: Putin do ta humbë betejën ndërkombëtarisht. Evropa tregoi unitet ndaj Rusisë

Prej 9 ditësh, Rusia ka pushtuar Ukrainën.

Në lidhje me konfliktin në Ukrainë, Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se Presidenti Vladimir Putin do ta humbë këtë luftë.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Hoxhaj është shprehur se kjo që po ndodh në Ukrainë është një pikë kthese që do të ndryshojë politikën evropiane.

Enver Hoxhaj: Betejën që Putin ka filluar në Ukrainë do ta humb ndërkombëtarisht, ndërsa rezistenca që po ndodh brenda përbrenda Ukrainës tregon që kjo është një luftë e humbur. Putin mund poshtojë territoret, por nuk do të jetë në gjendje as ta qeverisë dhe as ta bëjë pjesë të Rusisë. Kjo që po ndodh është një pikë kthese që do ndryshojë edhe politikën evropiane në raport me ekuilibrin e ri që po tenton të vendos Putin.

Më tej ai tha se Evropa ka treguar qëndrueshmëri nga mënyra se si ka reaguar ndaj Rusisë.

Enver Hoxhaj: Kjo është një luftë që do të fitohe ushtarakisht nga Ukraina. Nuk është një betejë që në fund të luftës do i takojë Putin. Mënyra se si Evropa është sjellë gjatë këtyre javëve të fundit, tregon që në ka hezituar  se si ti qaset Rusisë, me masat ekonomike për ti vendos sanksione ndaj Rusisë, mendoj se ka treguar një unitet dhe qëndrueshmëri të duhur.

Përgatiti Anila Kolgjini.