Goditet nga raketa ukrainase, momenti i rrëzimit të një helikopteri rus

Rrëzimi i një avioni luftarak rus thuhet se është kryer nga forcat e armatosura ukrainase mëngjesin e së shtunës. 

Sipas një video të postuar nga komanda operacionale e ushtrisë ukrainase në Tëitter, një raketë duket se ka goditur një helikopter që fluturonte ulët, i cili u rrëzua disa sekonda më vonë.

Analistët vlerësojnë se bëhet fjalë për një helikopter Mi-24 Hind, ndërsa të tjerë pohojnë se është një helikopter Ka-52, i cili rrëzohet pas një goditjeje të suksesshme të një sistemi portativ raketor kundërajror (MANPADS) të ushtarëve ukrainas.

Shikoni videon e frikshme: