Aksident në galeritë e Bulqizës, plagoset minatori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 12:06
Aksident në një galeri në minierën e Bulqizës.Një minator mësohet se ka mbetur i plagosur.
Minatori është identifikuar si shtetasi me iniciale F.L, 40-vjeç.
"Me datë 04.03.2022, rreth orës 11.30, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi F. L., rreth 40 vjeç, banues në Shupenzë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

