Zelenski frymëzon artistin kosovar, i bën portret në rrugët e Gjakovës
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski frymëzoi dhe artistin e njohur nga Gjakova Alkent Pozhegu.
Ai ka krijuar një portret 7.5 metra katrorë të presidentit të Ukrainës dhe është ekspozuar në një nga rrugët e Gjakovës.
“Unë e kam përjetuar luftën vetë. Bombardimet, gjakderdhjet janë negative por shpresoj që të për një kohë shumë të shpejtë të mos ketë luftë dhe ta jetojnë në paqe.”
Artisti gjakovar ka përdorur qindra kilogram drithëra, fara luledielli, misër dhe grurë për të krijuar mozaikun me figurën e Zelensky.
Pozhegu thotë se nuk e njihte Zelenskin para pushtimit rus, por se lideri "ka frymëzuar të gjithë botën".
“Presidentin nuk e kam njohur por ai ka frymëzuar gjithë botën”
Artisti shqiptar nga Gjakova, është i njohur për portretet e tij me fara dhe ka hyrë në Gines me një mozaik të presidentit Joe Biden.

