Ekskluzive në Why?Not/ Ja si është njohur autorja Roza Lati me MatoLalen
Reperi Mato Lale ishte i ftuar në emisionin Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati. Moderatorja vendosi të tregonte se si është njohur me reperin e suksesshëm.
Roza Lati: Do doja t'ju tregonim të gjithëve se si jam njohur unë me MatoLalen. Unë kam bërë një këngë që është bërë himn, nuk u realizua dot kurrë, por e kam lënë në sirtar. Kënga ime në refren ka fjalën "flakë, flakë, flakë." Një ditët shokët e mi më thanë "O Roza ku do e nxjerrësh këtë këngën ti se është duke e xhiruar MatoLale klipin e vet "Flakë, flakë, flakë" dhe do thonë ja ka kopjuar Matos. Edhe thashë "po sikur të thonë ka kopjuar Mato rozën" ndajeni këtë muhabet (qesh). Kërkoj lart e poshtë numrin e Mato Lales në telefon, e marr në telefon, prezantohem dhe i them kur do ta nxjerrësh klipin që mos e nxjerr unë timen.
Moderatorja prezantoi ekskluzivisht në Why?Not këngën e realizuar nga ajo vetë dhe tha mes të qeshurash: E vërteta qëndron që asnjëri s'ia vodhi asnjërit.
