Ish kampion olimpik dhe 3 herë kampion bote në boks, lë ringun dhe rrëmben armët në mbrojtje Ukrainës

Një tjetër rast për t'u vlerësuar është ai i Vasiliy Lomachenkos.

I vlerësuar si boksieri më i mirë në taktikë "pound vs pound" në boks, ish kampion olimpik dhe aktualisht kampion bote, Vasiliy Lomachenko ka rrëmbyer armët në Ukrainë.

Flasim për një nga boksierët më të mirë i cili ka vendosur edhe rekorde në boksin joprofesionist teksa tani afër ka dhe një duel të madh për titullin botëror por dueli mund të presë, vatani jo.

Ai është rikthyer në vendlindje dhe është bashkuar me bataljonin e mbrojtjes në qytetin e vendlijes Bilhorod-Dnistrovskyi.

Ai humbi titullin kampion pak kohë më parë por ka programuar revanshin teksa në 2008 dhe në 2012 ka fituar dy herë medalje ari në Olimpiadë.

Ai dhe shumë sportistë elitarë ukrainas po japin shembuj të rëndësishëm që kur atdheu thërret duhet të kthesh kokën pas dhe ta ndihmosh me çdo mënyrë. /Ora News/