Raketat Grad goditën ndërtesën qeveritare në Kharkiv, Zyrtari ukrainas: Janë 6 të vrarë mes tyre 1 fëmijë

Një video e publikuar nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregon videon në një monitor ku një një rakete sulmi ajror godet ndërtesën e Administratës Shtetërore të Rajonit Kharkiv në verilindje të Ukrainës. Sulmi ndodhi të martën në mëngjes.

Kreu rajonal në zonën e Kharkiv ka pretenduar se forcat e Vladimir Putin kanë shënjestruar zonat e banuara me raketa Grad - një sistem artilerie i montuar në kamion, i aftë për të lëshuar dhjetëra raketa njëkohësisht.

Oleh Synehubov shkroi në median sociale Telegram se trupat ruse kanë qëlluar në "sheshin përpara zyrës rajonale të administratës shtetërore" dhe tha se zyrtarët "tani po vlerësojnë viktimat në mesin e popullatës civile".

Zyrtarët lokalë të emergjencave shkruajtën në Facebook se gjashtë civilë u vranë gjatë bombardimeve të zyrës së administratës shtetërore, duke përfshirë një fëmijë por BBC ende nuk ka arritur ta verifikojë.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa banesa përreth. 

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitri Kuleba përsëriti kërkesën drejtuar botës për të bërë më shumë presion dhe të izolojë plotësisht Rusinë.

Raketat Grad goditën ndërtesën qeveritare në Kharkiv,

Raketat Grad goditën ndërtesën qeveritare në Kharkiv,