VIDEO/ Momenti kur bombardohet sheshi i Lirisë në Kharkiv, Ukraina i përsërit thirrjen botës: Izoloni plotësisht Rusinë

Sheshi i Lirisë Në Kharkiv është shkatërruar nga bombardimet. Është dëmtuar edhe ndërtesa historike e qeverisë.

“Sulmi barbar rus me raketa në qendër të Sheshit të Lidirë dhe në qëndrat rezidenciale të Kharkiv” shkruan ministri I Jashtëm ukrainas, Dmytro  Kuleba.

Ai publikon videon e shpërthimit të ndërtesës së Administratës Shtetërore të Rajonit Kharkiv dhe i kërkon botës të bëjë më shumë presion dhe të izolojë plotësisht Rusinë.

Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën. Ai kryen më shumë krime lufte nga inati, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. RRITJENI PRESIONIN, IZOLOJENI PLOTËSISHT RUSINË!


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje të hënën, 28 shkurt, për një ndalim global të avionëve dhe anijeve ruse si ndëshkim për sulmin ndaj vendit të tij.