Ja çfarë mendon Il Ghost për Capital T
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2022, 08:47
Capital T është një nga artistët që ka sjellë hite në shumta në Shqipëri. Së fundmi, reperi Il Ghost e ka cilësuar si një ndër reperët që duhet të respektohet për punën e tij.
I ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Il Ghost tha se Capital T ka lindur për tu bërë "Star."
Il Ghost: Edhe ky është një prej artistëve që më ka përkrahur që në fillim dhe e respektoj shumë. Më është dukur që ky ka lindur për tu bërë super star në Shqipëri. E ka pasur të shkruar dhe ja ka treguar të gjithëve me hitet. Është punëtor dhe kam dëgjuar që e këqyr në detaje gjithë punën që bën. Ky ngjan me një 17-vjeçar, ende duke provuar, rri gati, projekte. Shumë interesant dhe për mua meriton shumë respekt.
