Kiçja nga Lushnja: Kam qarë për Donaldin/ Arjan Konomin do e mbaja për lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2022, 13:07
Kiçja, fenomeni i Instagram-it ka qenë e ftuar në studion e #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.
Kiçja u rikthye në ekran pas një mungese të gjatë në ekran ku foli për jetën e saj të re.
Ajo tregoi se është single dhe po punon në një lokal nate në Durrës.
Ndër të tjera, ajo foli dhe për videon qe u bë virale, ku Kiçja kundërshtonte fitoren e Ilir Shaqirit ne "BBVIP".
Ajo u shpreh se për Donaldin ka derdhur lotë dhe është gati të dalë në protestë.
Ndër të tjera, e pyetur nga moderatori në një prej rubrikave nëse do kishtë diçka me Arjan Konomin, ajo u shpreh:
"Do e mbaja vetëm për lekë se kam dëgjuar që ka lekë sepse ky nuk të hyn në punë për asgjë".
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:
