"Po ta dëgjojë një italian mendon se është anglez", ja çfarë mendon Il Ghost për reperin Ledri Vula
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2022, 10:14
Reperi shqiptar në Itali, Il Ghost u bë pjesë e njërës prej lojërave të emisionit Why?not në RTV Ora.
Si çdo puntatë, në ledwall u shfaqën fotografitë e artistëve më në zë shqiptarë, dhe reperi dha mendimin e tij për secilin prej tyre.
Ja se çfarë mendon il Ghost për reperin Ledri Vula.
Il Ghost: Ky më pëlqen shumë. Unë jam i Kosovës edhe jam rritur me reperat e Prishtinës kur kam qenë i vogël dhe ky është për mendimin tim ai që i ka sjellë diçka Shqipërisë, për teknikë të repit. Qysh tingëllon gjuha shqiptare kur e këndon Ledri, duket si anglisht. Po ta dëgjojë një italian Ledrin mendon se është anglez, amerikan. Ka përparuar muzika.

