Ja çfarë mendimi ka Ronela Hajati për komentet negative që i dhanë pasi fitoi në RTSH

Pas fitores së Ronela Hajatit në RTSH për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovision u bë zhurmë e madhe në portale për fitoren e saj.

Por çfarë mendon Ronela Hajait për komentet negative. E ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Ronela tha se "3 ditë zgjat çudia."

Ronela Hajati: Tre ditë zgjat. Ato tre ditët e para je pak...por më thanë që ky është një nga më të paktit festival i kontestuar se në të tjerët është bërë shumë më keq. E di për çfarë mu bë qejfi? Që në momentin që fitova njerëzit nuk ikën nga salla, po ndenjën atje. Ka ndodhur jo për këtë festival, por ka pasur raste kur nuk kanë qenë dakord. Nuk ka kuptim mos flasë dikush në kundërshtim. Me rëndësi është sa shumë i merr afër zemrës dhe unë ditët e para isha që "çfarë patën." Ideja është që unë fitova, kjo nuk kthehet. Nëse dikush ka pasur ndonjë kundërshtim ose nuk i ka pëlqyer kënga mund ta bënte në fillim ose mos e dëgjo këngën. Ne jemi popull shumë kritik po as më intereson fare. Shumica e atyre njerëzve që kanë folur janë pa peshë për mua.